E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Asamblesë së PR-së, Sabri Godo: E djathta duhet konsoliduar, për të përmbushur sfidat e 2009-ës”

Brenda pak ditëve republikanët pritet të nisin negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndonëse shfaq mospajtimin e tij me kodin e ri zgjedhor, Sabri Godi, presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane, deklaron se tani është momenti për konsolidimin e së djathtës dhe votave të saj. Por ai garanton se kjo nuk do të thotë përfitim i republikanëve nga listat e kandidatëve të Partisë Demokratike.
Presidenti i Asamblesë së PR-së beson në një mandat të dytë qeverisës për të djathtën, ndërsa deklaron se koalicioni duhet t’i bëjë mirë llogaritë. Kjo pasi fitorja duhet të bazohet tek mirëqeverisja dhe jo tek përçarja e së majtës. Kjo përçarje thekson ai nuk do të thotë që e majta pas zgjedhjeve të mos ketë mbledhur më shumë vota se e djathta.
Në fund Sabri Godo u kujton forcave politike dhe qeverisë se kanë përpara sfidën kryesore drejt integrimit euroatlantik, realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është një shans që në 2009-ën nuk duhet humbur, kur, siç thotë Godo, pritja e komunitetit ndërkombëtar për përmbushjen e këtij kushti ka arritur pikën e ngopjes.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›