E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e degës në Vlorë/ Partia Balli Kombëtarë Demokrat nis bashkimin e themeluesve

Themeluesit i janë bashkuar Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat në qytetin e Vlorës, ku u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës së kësaj partie dhe nisi riorganizimi i strukturave të saj. Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, tha se, do të nisë riorganizimi i strukturave të degës së partisë, për Vlorën me prioritet riangazhimin e themeluesve të Ballit Kombëtar, mes të cilëve Sqarim Shehu, Nexho Capaj, Dukë Muca, Mexhit Haxhiu, Bardhosh Gjonzeneli etj.
“Ideja është që të bashkohet çdo energji në shërbim të idealit tonë, në shërbim të rimëkëmbjes së shtresës sonë. Le të shërbejë Partia Balli Kombëtar Demokrat, si mekanizëm politik që t’u japë mundësinë atyre të shprehin, jo vetëm emocionin e idealit, por edhe pragmatizmin politik”, nënvizoi Roshi.
Sipas tij, qëndrimi i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, si një forcë konservatore e djathtë, do të jetë në krahun e djathtë të boshtit politik shqiptar.
“Këtë gjë që po bëjmë në degën e Vlorës, do ta bëjmë në të gjithë Shqipërinë, duke afruar çdokënd që ka dhënë kontribute në shërbim të Ballit dhe duke larguar çdo pengesë subjektive që kemi pasur me njeri tjetrin”, shtoi kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›