Kreu i Asamblesë turke Çiçek viziton sot Tiranën

Me ftesë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, mbërrin sot për një vizitë dy ditore në Shqipëri, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek dhe delegacioni që e shoqëron atë.
Kryetari i Asamblesë dhe delegacioni i parlamentarëve turq, do të priten sot nga Kryetarja Jozefina Topalli në selinë e Kuvendit dhe pas takimit do të ketë një pronocim për mediat.
Gjatë vizitës në Shqipëri, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek, do të takohet me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha.