E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, mblidhet kryesia e Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj ku priten të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme.
 

Mbledhja e kryesisë së PS-së zhvillohet në ditën e fundit të përfundimit të afatit të komisionit për reformën zgjedhore ndërsa pritet që kryesia të dalë edhe me një qëndrim në lidhje me kodin e ri.
 

Gjithashtu kryesia pritet të diskutojë sot edhe në lidhje me reformën parlamentare, për bashkëpunimim me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
 

Kreu i PS-së Edi Rama prej ditësh ka nisur një dialog me kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›