E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i BB-së, Obama kandidon një akademik koreano-jugor

WASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka kandiduar një akademik me origjinë koreano-jugore për presidentin e ri të Bankës Botërore.

Kandidatura e Jim Yong Kim, me profesion mjek dhe ish-drejtor i Departamentit të HIV/AIDS në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është një surprizë për të gjithë.

“Jim ka një experiencë të gjatë botërore dhe kjo eksperiencë e bën atë ideal për këtë detyrë të rëndësishme”- deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Banka Botërore është drejtuar gjithmonë nga një amerikan, që prej themelimit të saj në vitin 1944, por vendet në zhvillim thonë se tashmë ka ardhur koha që kjo praktikë të ndryshojë.

Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për postin e presidentit të Bankës Botërore, që aktualisht drejtohet nga Robert Zoelik.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›