E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS 400 tesera të reja në Berat, Rama: Të mos zhytemi në baltë

BERAT- Anëtarësime të reja në Partisë Socialiste. Kryesocialisti Rama ka shkuar sot në qytetin e Beratit ku ka shpërndarë rreth 400 tesera të reja, ndërsa ka ftuar qytetarët beratas të merren me politikë për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

“Pa ndryshuar politikën asgjë nuk ndryshon. Bashkë mund ta bëjmë politikën atë që duhet. Duke mos u marrë me politikë ne bëhemi pengje të politikës”, u shpreh Rama.

Rama nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Berisha e qeverisë së tij. Sipas Ramës qeveria është e zhytur në llum dhe kërkon të mbulojë me baltë shqiptarët, sic tha ai.

“Kryeministri dhe ata që qeverisin bashkë me të qëkur morën zgjedhjet e para, se të dytat i vodhën i thanë shqiptarëve i kemi duart e pastra, e vetmja gjë që u ka mbetur është balta. Me baltën e mbetur duan të na bëjnë baltë të gjithë, se këta të gjithë janë zhytur në llum”, tha Rama

Ai tha më tej, se politika ka ndryshuar historinë, prandaj ftoi simpatizantët e majtë të Beratit të qendrojnë të bashkuar kundër padrejtësive.
“Të mos iu mohohet ajo që ju takon vetëm pse s’keni mbiemrin, vendin dhe paratë e duhura, sepse sot vendos padrejtësia”, u shpreh Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›