E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi: Po shtohen punësimet part-time dhe me pak orë

Berlin, 12 janar, NOA Punët me orar jo të plotë
dhe punësimi part-time është një praktikë që po preferohet të ndiqet shumë në
Evropë kohët e fundit. E cilësuar si një pasojë e efekteve të krizës
ekonomike-financiare që ka përfshirë botën, ajo po shihet si një dukuri e cila
po gjen përhapje të madhe pasi punëdhënësit nuk kanë më fuqi të paguajnë si më
parë. Një fakt të tillë e ka konstatuar Fondacionit Bertelsmann në Gjermani,
pas një kërkimi të realizuar prej ekspertëve të tij, sipas të cilit vetëm
gjashtë ndër dhjetë punëmarrës u sigurojnë punëmarrësvve të tyre punësim pa
afat, ndërsa punët me orar jo të plotë janë shtuar së tepërmi.

Sipas studimit të përgatitur në Gütersloh, në
krahasim me vitin 2001 forma tradicionale e punësimit është pakësuar me pesë
për qind.

Në Evropë Polonia, Holanda, Luksemburgu dhe
Malta regjistrojnë rënie edhe më të mëdha, ndërsa më shumë marrëdhënie pune
fikse njoftohen nga shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe nga Britania
e Madhe, Franca dhe Finlanda.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›