Specialistët e Ekonomisë: Përmbytja pa ndikim në buxhet, KESH do të dëmshpërblejë banorët
Ekonomistët parashikojnë ecuri pozitive të ekonomisë në vend Situata e krijuar në Shqipëri ditët e fundit, ka forcuar zërat skeptikë se rritja ekonomike e Shqipërisë do të pësojë ngadalësim përgjatë këtij viti. Por nuk janë të këtij mendimi specialistët e ekonomisë, të cilët shprehen të bindur se ekonomia e Shqipërisë nuk ka për të pësuar asnjë lloj recensioni gjatë vitit 2010. Ekonomistët shprehen të bindur se ekonomia e Shqipërisë do të vazhdojë rritjen, duke dalë njëherësh edhe kundër Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe
Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët rritjen ekonomike të vendit tonë për vitin 2010 e kanë deklaruar vetëm 3 për qind. Por ekonomistët shprehen se studimet e këtyre dy institucioneve nuk mund të merren të mirëqena, pasi ata bazohen në vitin paraardhës, duke marrë si shembull vetëm dy muaj të vitit, muajin me ngritjen më të latë dhe muajin më të dobët. Duke shtuar se gjatë vitit 2009 ekonomia e Shqipërisë ka ruajtur stabilitet nga muaji në muaj, ku ngritjet dhe uljet kanë qenë shumë të lehta. Sipas specialistit Selami Xhepa, rritja ekonomike e Shqipërisë përgjatë vitit 2010 do të jetë më pranë shifrave të deklaruara nga ekspert e qeverisë shqiptare, pasi sipas tij ata janë më të saktë në përllogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve. Edhe pse mbarë bota u godit nga kriza financiare, ekonomia e vendit tonë edhe përgjatë vitit 2009, erdhi sërish në rritje dhe të dhënat tregojnë se edhe përgjatë këtij viti ekonomia e vendit tonë do të ketë ecuri pozitive. Ekonomia jonë do të vijojë rritjen, pavarësisht zërave të shumtë që tregojnë se ne do të kemi ulje të ekonomisë. Politikat fiskale dhe ato financiare treguan se Shqipëria mund ti bënte ballë edhe krizës ekonomike, pavarësisht se jemi vend i vogël, tha Xhepa. Situata në veriPor ajo që krijon konfuzion sot tek shqiptarët për rritjen ekonomike është situata e krijuar nga përmbytjet në veri të vendit, ku sipas llogarive të deri tanishme humbjet llogariten të jenë shumë të larta, e cila të bën të mendosh se një pjesë e mirë e buxhetit e akorduar për këtë vit do të përdoret për dëmshpërblimin e zonave të dëmtuara. Lidhur me këtë mendim dhe konfuzion të qytetarëve, ekonomistët theksojnë se buxheti i 2010 është i sigurtë dhe pavarësisht përmbytjeve ai nuk do të preket. Specialisti Sherefedin Shehu, u shpreh se për dëmshpërblimin e banorëve do të mendojë KESH, duke theksuar se e gjithë shuma që po grumbullohet nga eksporti i energjisë elektrike do të përdoret për kompensimin e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet. Situata e krijuar në Shkodër, nuk do të prekë buxhetin, pavarësisht se dëmet atje janë shumë të mëdha. Pasi banorët do të kompensohen nga KESH, e cila ditët e fundit ka bërë eksport rekord të energjisë elektrike dhe ka fituara shuma që arrijnë deri në 1.5 milionë euro në ditë, të cilat do të përdoren për rindërtimin e zonave të përmbytura, u shpreh Shehu. Me të njëjtin mendim është shprehur dhe specialisti tjetër i ekonomisë, Sybi Hida, ku edhe për të ekonomia jonë gjatë këtij viti do të ketë ecuri pozitive. Hida theksoi se pavarësisht situatës së rëndë që është krijuar ne veri të vendit dje dëmeve të pallogaritshme që janë shkaktuar nga përmbytjet, nuk do ketë prekje të buxhetit si dhe ngushtim të investimeve, pasi sipas tij KESH do të mund të përballojë të gjitha donet e shkaktuara. Sipas tij të gjitha paratë që KESH ka përfituar gjatë këtyre ditëve nga shitja e energjisë elektrike do të përdoren për dëmshpërblimin e banorëve. Ekonomia shqiptare edhe përgjatë këtij viti do të vijojë të ketë ecuri pozitive, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi, tha Hida. Gjithashtu sipas ekspertëve ajo që i bën edhe më shumë optimistë për një rritje të ekonomisë janë dhe investimet e bëra gjatë vitit që sapo lamë pas. Taulant Halili
Last Updated on E Hene, 11 Janar 2010 21:27