E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Budestagut, Lammert: Bojkoti i papranueshëm në demokraci

 Kryetari i Budenstagut gjerman, Norbert Lammert i bën thirrje partive shqiptare që të gjejnë sa më parë një zgjidhje kompromisi politike. Lammert ishte dje në Tiranë në inaugurimin e zyrave të fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë. Në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, presidenti i Bundestangut gjerman u shpreh se “bojkoti është i papranueshëm në një sistem demokratik dhe se mbështet çdo përpjekje për tejkalimin e kësaj situate”. “Roli i Parlamenteve është shumë i madh në sistemet demokratike dhe ideja e bojkotit nuk e përmirëson cilësinë, nëse bazohet në precedentë  të mëparshëm. Parlamenti është platforma më e rëndësishme demokratike, është forumi më i rëndësishëm që mund të ekzistojë në një sistem demokratik. Unë do të mbështesja çdo lloj përpjekje në kapërcimin e të gjitha rezervave të mundshme dhe përplasjeve, në mënyrë që të garantohet funksionimi kaq i rëndësishëm i Parlamentit, me një rëndësi kaq të madhe në sistemin demokratik”, tha Norbert Lammert. Kryetarja e Kuvendit Jozefina  Topalli shprehu kënaqësinë e veçantë të rihapjes së Fondacionit “Konrad Adenauer në Shqipëri, pas një periudhe intensive në vitet  ‘92-’96, duke e cilësuar rikthimin e tij, një simbolikë shumë të fortë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›