E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laakso: Të mbështetet presidenti, kriza mund të acarohet

 Raporteri për Shqipërinë, Jaakko Laakso në një intervistë për BBC-në, thotë se është absolutisht e nevojshme që bojkoti i Parlamentit të përfundojë. Ai thotë se gjetja e rrugës për të arritur deri këtu, do të jetë sfida kryesore gjatë vizitës që një delegacion i KE-së do të bëjë në Tiranë më 22 shkurt. Cili është misioni konkret i vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës në Shqipëri?Misioni ynë ka të bëjë me krizën politike në Shqipëri. Ne po përpiqemi të japim ndihmesën tonë për të inkurajuar fillimin e dialogut politik midis palëve kryesore si dhe për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje, lidhur me çështjen e bojkotimit të Parlamentit. çdo deputet që është zgjedhur, mund dhe duhet të japë kontributin e tij në Parlament.Si mendoni se mund të ndodhë kjo? Ju po thoni se thjesht do të ofroni ndihmë që palët të arrijnë një zgjidhje, por kjo krizë vazhdon prej disa muajsh dhe palët nuk kanë treguar ndonjë shenjë se janë pranë kësaj zgjidhjeje?Po, kriza politike po vazhdon dhe ne jemi të shqetësuar se kjo krizë politike mund të acarohet. Objektivi ynë kryesor është që, para së gjithash, të parandalojmë acarimin e situatës dhe, siç e përmenda, të ndihmojmë për fillimin e një dialogu politik mes forcave politike. Ne kryesisht po mbështesim përpjekjet e presidentit Topi. Ne mendojmë se ai është ndërmjetësi kryesor dhe të gjithë aktorët e tjerë duhet ta mbështesin presidentin. Ne mendojmë se do të jetë e nevojshme që të takohemi me përfaqësuesit e partive politike, jo thjesht që ata të kenë mundësinë të na sqarojnë se ku qëndron problemi dhe se çfarë idesh kanë për të gjetur një zgjidhje, por mendoj gjithashtu se duhet të kemi edhe një takim të përbashkët me të gjitha forcat kryesore politike.Thatë se do të takoheni me përfaqësues të forcave kryesore politike dhe se do të keni disa propozime. A do të ushtroni ndonjë presion që ato t’i pranojnë propozimet tuaja?Ne nuk e përdorim termin ‘presion’. çështja është se ne të paktën shpresojmë se të gjitha partitë mendojnë se Këshilli i Evropës ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në të ardhmen. Ky rol pranohet nga të gjitha palët. Ne nuk po mbajmë asnjë anë në konfliktin në Shqipëri. Ne mendojmë se është absolutisht e nevojshme që bojkoti i Parlamentit të përfundojë në mënyrë që Parlamenti të funksionojë normalisht. Por çështja shtrohet se si mund të arrijmë deri këtu. Ky është problemi kryesor që do të kemi gjatë kësaj vizite.Si e vlerësoni qëndrimin e presidentit Topi, për të cilin thatë se e mbështesni, që prej fillimit të kësaj krize pas zgjedhjeve të vitit të kaluar?Më duhet të them se ne jemi takuar me të në të gjitha vizitat që kemi pasur në Shqipëri. Mendoj se ai ka luajtur një rol pozitiv dhe, në fakt, partitë kryesore politike duhet të kontribuojnë që roli i tij si ndërmjetës të jetë më i madh. Mendoj se e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka të njëjtën qasje si Këshilli I Evropës se ne jemi në mbështetje të rolit ndërmjetësues të presidentit Topi, në mënyrë që ai të luajë një rol më të madh. Marrë me shkurtime nga BBC

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›