E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejonse nxjerr në shitje aromën provokuese “Heat”

Mungonte vetëm ajo, Bejonse Knolis, në Olimpin e yjeve që kanë lançuar parfume joshëse. E kështu në tregun e pafundëm të aromave shtohet edhe flagranca e quajtur “Heat”, e cila mban firmën e këngëtares magjepsëse, triumfuese në “Grammy Awards”. Super seksi, femra me të kuqe, një Bejonse intriguese bën publik “Heat”-in e saj me fotografi të nxehta dhe seksuale që nxjerrin në pah format e saj provokuese. 28-vjeçarja amerikane nuk ka përdorur vetëm emrin, por është kujdesur personalisht për emrin që do të mbante parfumi, si dhe për dizajnin e shishes. Ajo nuk ka lënë mënjanë as përkujdesjen ndaj publicitetit si dhe efektin e paramenduar të produktit: Bejonse pozon me një fustan të kuq, që vë në pah më së miri format e saj të mrekullueshme, shumë të ndryshme nga koleget e saj, të dobëta e pa stil.

P. Didi

Dëshiron të hapë një shkollë biznesi

Këngëtari i njohur amerikane P. Didi ka deklaruar se ai dëshiron të hapë një shkollë biznesi në Nju Jork. Ylli i muzikës hip-hop, emri i vërtetë i të cilit është Shon Kombs, ka ndërtuar një perandori disa-milionë dollarëshe, që përfshin shtëpinë incizuese “Bad Boy Records”, pastaj linjën e veshjeve “Sean John”, vargun e restoranteve “Justin’s” dhe një marrëveshje me vodkën “Ciroc”. Por Didi nuk mjaftohet me kaq dhe ka thënë se dëshiron të ndihmojë biznesmenët në ngritje për të ndihmuar ata të arrijnë synimet e tyre. “Dua të kem një akademi, e cila do të jetë e njohur për liderë të biznesit. Mendoj se është një prej gjërave në të cilat mund të kem ndikim”, ka thënë Didi.

4 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›