Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Jordanisë viziton Tiranën
Me ftesë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë në Tiranë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi dhe delegacioni që e shoqëron do të takohet sot me kryeparlamentaren Jozefina Topalli ndërsa pas takimit zyrtar dy homologët do të kenë një prononcim të përbashkët për mediat.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Dodghmi do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani dhe nga Kryeministri i vendit z. Sali Berisha. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi do të takohet dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti.