E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Vështirë ta transferojmë Van Persien

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata do ta kenë të vështirë ta transferojnë sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.

“Kur flitni për Manchester Cityn, Manchester United dhe Juve, është vështirë për një lojtar të zgjedhë mes këtyre tre klubeve”.

“Ata janë ekipe të mëdha dhe nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë me të. Nëse ne kemi një shans për ta transferuar atë, do të përpiqemi pasi mendojmë se ai është një sulmues i klasit”.

“Për momentin ai është lojtar i Arsenalit dhe mendoj se Arsenali po ashtu është një ekip i klasit. Nuk është lehtë për Van Persien dhe lojtarë të tjerë të largohen”, ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›