Biserko: Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë

Këshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Beograd jep alarmin. Serbia po përgatit rezervistët e saj për luftë me Kosovën në tetor. Kjo organizatë ka marrë letrën e një mashkulli që para disa ditësh e ka marrë një ftesë nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që të jetë në gatishmëri për gjendje luftë më 5 tetor 2011.
“Ky person nëpërmjet hetimeve në interent, por edhe nëpërmjet kontakteve të tij, ka ardhë deri tek njohuria se po bëhet fjalë për formimin ose ribërjen e njësive ushtarake rezervistë ne Pozharevc, në rast lufte”, ka thënë Sonja Biserko, drejtoreshë e Këshillit të Helsinkit, transmeton IndeksOnline.
Ky person, emri i të cilit është i njohur për OJQ-në ka refuzuar të luftojë dhe tani ka frikë se mund të dënohet me burg për mosgatishmërinë e tij për të luftuar. Ai ka thënë se do të ankohet edhe në organe të tjera.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk është përgjigjur në interesimin e gazetarëve për të treguar nëse po bëhet gati për luftë.