Vrasje në qendër të Pejës
Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë marrë plagë të rënda në qendër të qytetit të Pejës pas të shtënave me armë zjarri nga persona ende të panjohur për autoritetet e rendit.
Rastin e vrasjes e ka konfirmuar për Kosovapress, përmes telefonit edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, i cili nuk ka dhëne detaje më të hollësishme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, në qendër të qytetit të Pejës, përkatësisht përballë Postës kryesore, ku disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të një të një grup shokësh.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se vrasja është bërë për motive hakmarrjeje dhe po sipas të njëjtave burime i vrari është Kushtrim Isufaj rreth 21- vjeç nga Fshati Radavc i Pejës.
Mësohet se të plagosur janë Fisnik Gashi 21- vjeç nga fshati Qyshk i Pejës dhe Zgjim Peci nga Shqipëria.