Kreu i Europol: Përgëzoj ministrin Basha për modernizimin e policisë
TIRANE - Drejtori i Europol, Rob Wainwright, e ka theksuar Shqiperine si nje shembull te mire bashkepunimi ne lufte kunder krimit ne takimin e fundit qe ka zhvilluar me ministrat e Brendshem te vendeve te Ballkanit. Kreu i Europolit ka thene se gjate takimit me ministrat e Ballkanit ka nenvizuar punen qe eshte bere midis Shqiperise dhe Europolit per marreveshjen qe do te nenshkruajme se shpejti mbi bashkepunimin operacional midis organizates policore evropiane dhe Shqiperise. Kjo marreveshje sipas Rob Wainwright, do te transformoje marredheniet e Europolit me Shqiperine. "Pergezoj veçanerisht ministrin Basha per lidershipin e tij lidhur me modernizimin e policise ne Shqiperi dhe veçanerisht per bashkepunimin e tij miqesor me mua dhe me organizaten time", ka thene zyrtari i Europolit dje ne nje interviste per Klan. I pyetur per detyrimet e vendeve te rajonit ne luften kunder krimit, kreu i Europolit ka thene se ketyre shteteve u kerkohet ta bejne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit nje prioritet te vertete dhe te investojne ne forcimin e shtetit ligjor dhe strukturat e rendit. "Duhet qe t'u jepen instrumentet e duhura forcave te policise per te kryer siç duhet punen e tyre, ne menyre qe te bashkepunojne me Europolin", ka thene Rob Wainwright. Ai ka shtuar se policite e vendeve te Ballkanit duhet te ndajne informacionin dhe te bashkerendojne forcat ne luftimin e terroristeve me te rrezikshem ne rajon.