KE: T’u hiqet imuniteti ministrave dhe gjykatësve
Niveli i larte i korrupsionit dhe kriza politike jane dy shkaqet kryesore te refuzimit, qe Komisioni Europian i beri ne fillim te muajit te kaluar kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat, per anetaresim ne BE. Qe te rrise shanset per ta marre kete status vitin e ardhshem 2011, veç daljes nga kriza politike, vazhdimit te reformave, Shqiperise i duhen rezultate konkrete me te medha se deri me tani, ne luften kunder korrupsionit. Fjala eshte per çuarjen para drejtesise te zyrtareve te larte te administrates publike, ministra, apo deputete, hetimet ndaj te cileve per korrupsion nderpriten per shkak te imunitetit, qe ata gezojne. I ngarkuari me pune i delegacionit te BE ne Shqiperi, , tha per programin shqip te Deutche Welle: "Korrupsioni mbetet problem. Ështe e qarte se nje imunitet i plote, i pakushtezuar, eshte me siguri nje pengese per hetimet e sistemit te drejtesise ne rastet e korrupsionit. Kuadri rregullator, lidhur me imunitetin mund te jete subjekt i diskutimeve." Por imuniteti nis e behet problem, kur vjen puna tek perballja me drejtesine, kur zyrtare te larte, per te cilet ka nje kallezim penal, nuk hetohen ose hetimi nderpritet per shkak te imunitetit. Vendet e BE kane aplikuar rregullime te ndryshme ligjore lidhur me imunitetin, ne perputhje me realitetin konkret te secilit vend. Kjo vlen edhe per Shqiperine. "Rregullimet ligjore, lidhur me imunitetin duhet te lidhen me realitetin perkates te nje vendi. Nuk ka nje "recete apo medikament" te pergjithshem, qe mund t'u jepet te gjitha vendeve, qe u duhet te perballen me korrupsionin, por sesi behen rregullimet ligjore varet nga veçorite e vendit", tha i derguari i delegacionit te BE-se ne Shqiperi, Luigi Brusa. Jaho: Duhet ndryshuar neni 73 i Kushtetutes
Juristi Njazi Jaho, konstitucionalist i njohur ne Shqiperi, thote per Deutche Welle se per miratimin e nismes ligjore per heqjen e imunitetit duhet ndryshuar Kushtetuta, gje qe kerkon nje konsensus te gjere mes dy forcave politike kryesore PD-PS, per te ndryshuar nenin perkates, me Nr. 73, gje qe kerkon voten pro te 2/3 se deputeteve. "Edhe pa u kufizuar imuniteti Prokuroria e Pergjithshme, kur e quan te nevojshme, nuk ka ndonje pengese ligjore per t'iu drejtuar Parlamentit dhe per t'i kerkuar atij autorizim per fillimin e ndjekjes penale ndaj ketij, apo atij deputeti, ketij apo atij ministri. Kjo edhe per faktin se disa here, drejtues te maxhorances qeverisese kane deklaruar se do te miratojne çdo kerkese te Prokurorise per heqjen e imunitetit. Prandaj mendoj se ne Shqiperi çeshtja me e rendesishme eshte pavaresia e organeve te drejtesise, shmangia e ndikimit politik mbi keto organe, sesa kufizimi, apo heqja e imunitetit".
ANI RUCI