E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja nga kriza e kompanive ajrore, plot 4.7 miliarde dollare

Uashington, 24 mars, 11:16, NOA - Kompanitë ajrore në të gjithë botën do të humbasin plot 4.7 miliardë dollarë në vitin 2009 për shkak të krizës financiare e cila ka mbërthyer gjithë botën.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, një gjë e tillë do të ndodhë pasi ka një rënie drastike të kërkesës për trafik ajror nga pasagjerët dhe frekuentuesit e tjerë të saj.

Vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, kompanitë ajrore humbën në shumën e 2.5 miliardë dollarëve në total për shkak të rënies së fluksit të udhëtarëve.

“Situata në këtë sektor paraqitet shumë e rëndë. Kërkesa për fluturime është ulur shumë më tepër nga sa ne e kishim parashikuar disa vite më parë”, pohojnë drejtues të kësaj shoqate.

Kjo shoqatë përfaqëson 230 kompani ajrore të njohura në të gjithë botën, mes të cilave më në zë janë British Airëays, Cathay Pacific, United Airlines ed Emirates, të cilat kanë pësuar edhe goditjen më të madhe financiare, prej 8.5 miliardë dollarëve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›