E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KQZ, Ristani: Zëvendësimi i mandateve, me shumicë të thjeshtë

është shuar spekulimi i mediave të majta, të cilat me urdhër të Edvinit shpallën se mandatet e socialistëve nuk mund të zëvendësoheshin, meqenëse për të formalizuar këtë vendim, do të duhej një votim i cilësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përkundrazi! Votimi me shumicë të thjeshtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mund të bëjë zëvendësimin në listë proporcionale të deputetëve të cilëve u ndërpritet mandati sipas nenit 71 të Kushtetutës. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani e mbështet këtë logjikë në kodin elektoral, i cili shprehet qartë për rastet e vendimarrjes së cilësuar, pikërisht në nenin 24 të tij. Sipas Ristanit, i cili dha sot nje interviste per Tv Klan, procedura ligjore parashkon që KQZ të veprojë sapo merr njoftimin nga kuvendi për mungesën e deputetëve. Neni 164 i Kushtetutës thotë se KQZ, merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Kjo procedurë, që sipas Ristanit votohet edhe me një shumicë prej vetëm 4 anëtarëve të komisionit, nuk do të mund të bllokohej edhe në rast vënie në lëvizje të Gjykatës Kushtetutese. Deputetët që sapo kanë përfituar mandatin, tashmë kanë një afat edhe më ngushtë brenda të cilit, Kodi Elektoral i ngarkon me detyrimin që të bëjnë betimin, vetëm 30 ditë. Pas kësaj KQZ do të përfshihej në një tjetër procedurë zëvendësimi mandatesh në listës proporcionale të subjektit politik. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›