Roveshata e Edi Ramës me kampin rozë
Se sa seriozisht e ka Edi Rama drejtësinë shikohet nga hartimet që u jep njomëzakëve socialiste çdo ditë për t’i lexuar bukur e pa gabime, paçka se pyetjet nuk lejohen të paktën të lexohen bukur, me mashtrime për një drejtësi natyrore. Lotaria e pasarelës përpara kamerave kësaj radhe i buzëqeshi deputetes së re, tepër të re: Ermonela Felaj. Edhe pse pak fotozhenike Ermone Felaj, por ish-prokurore beratase, zë vendin e shumë grave socialiste të atij qyteti, ku nuk harrohen sloganet qesharake “për bashkim e udhëheqës nuk duam as ujë e as drita”.Në politikë “Salmonela” mban për këtë vit 2010 për herë të dytë për shtyp një peshë që nuk i shkon përshtat “prokuroria shqiptare” si një prokurore që ka qenë në detyrë para pak muajsh, dhe që është involvuar paqshëm me një sistem që sipas saj nuk funksionon. Deduksioni është i qartë se as puna e saj e mëparshme nuk paska qenë e kënaqshme, meqë ndërroi fanellë duke hyrë në politikë. Edi Rama nuk bën politikë, por shumëfishon ëndrrat erotike me politikanë, dhe kjo nuk me duket ide shumë e mençur.Mirëpo edhe këtë hall ka prokuroria e përgjithshme shqiptare që të merret me presionin e një ish-prokuroreje që i kanë dhënë një hartim për të lexuar. Katandisja e një partie të madhe opozitare me figura politike të serisë C tregon një tallje me gjithë intelektualët që ka pasur dhe ka akoma për pak Partia Socialiste. Sedra e thyer e burrave socialistë ka arritur kulmin me protagonizmin feminist të Edvin Ramës. Nuk mjaftonin figurat e stazhionuara si Leskaj, Kodheli, Xhaçka, Dade-liftingu, vajza e Hamitit-Shamku, Gjermeni, Shegushe Ligori, Spiropali, Seseri, Hysi, Armela dhe së fundmi Ermonela. është fatkeqësi të përfaqësohet femra shqiptare nga këto lloj figurinash, që janë teatrale deri në palcë, madje të dala boje nga liftin-u dhe pa vlerë shoqërore. Ngase si pikë referimi për gjeneratat e ardhshme përfaqësimi politik i sotëm është një atentat i pastër i racës njerëzore.Këtej së pari, numrat e pakundërshtueshëm të politikanëve-burra të PS zvogëlohen proporcionalisht në rritjen e femrave të Edi Ramës. Identiteti burrëror është në reaminacion nga inflacioni tej mase i hormonelave të haremit. Guximi teokratik i Edi Ramës e ka bërë politikën e PS-së që kërkesa e 30 përqindëshit për diskriminim pozitiv ndaj grave në Kuvendin shqiptar të duket një barcaletë; pasi në parlamentin personal ia ka arritur qëllimit.Ndërkaq trysnia e paprecedentë që kërkohet të bëhet mbi sistemin e drejtësisë është e gjitha një strategji perverse për të legjitimuar thirrjet se “sistemi i drejtësisë është arkaik dhe i deformuar” pasi nuk ri-hapen kutitë. Ku në këtë rast e kundërta është e vërteta. Rihapja e kutive (pasi janë hapur një herë) do të shkatërronte sistemin e gjykatave në vend, duke shkelur me dy këmbë ligjin themeltar të shtetit “Kushtetutën e Shqipërisë”, ku sanksionohet në çdo rast ndërhyrja në vendimet e gjykatave. është e lodhshme të përsërisim se procesverbalet e kutive të votimit janë certifikuar nga 20 mijë komisionerë socialistë, që nuk ka asnjë provë për manipulim, që kolegji zgjedhor ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Partisë Socialiste, që KQZ ka votuar unanimisht mbylljen e procesit zgjedhor, etj....