E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca spanjolle tregohet e hapur ndaj idesë për integrimin e Ballkanit në BE brenda vitit 2014

 
BE duhet që simbolikisht, dhe si model më të mirë të paqes, të merr përsipër përgjegjësinë dhe të përkujdeset për paqe dhe stabilitet në Ballkan, deklaroi për gazetën vjeneze ‘Standard’ zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitris Drucas. Kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero, vendi i të cilit kryeson me Presidencën e BE, pohon se duhet kushtuar kujdes propozimit grek. Drucas sqaroi se Greqia angazhohet që përmes ‘Agjendës 2014’, e cila duhet ta trashëgojë Agjendën e Selanikut, të nxitë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Në vitin 2003, kur Greqia kryesonte me BE, përmes Agjendës së Selanikut për herë të parë u ofroi një perspektivë evropiane shteteve të Ballkanit perëndimor. Viteve të fundit dinamika ka rënë. Ne tani kemi zgjedhur vitin 2014 si datë përfundimtare, ngase atëherë do të bëhen 100 vjet nga fillimi i Luftës së Parë Botërore. BE duhet që simbolikisht dhe si modelin më të suksesshëm paqësor, të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të përkujdeset për paqe dhe stabilitet në Ballkan. Edhe Austria ndanë mendimin tonë”, theksoi Drucas.
Ndërkaq, sa i përket mospajtimeve me Maqedoninë rrethe emrit, Drucas sqaroi se pjesë më e madhe a atij rajoni ndodhet në Greqi, ndërkohë që Shkupi ia jep vetes të drejtën që ta përfaqësojë gjithë rajonin. “Aty s’mund të përjashtohen pretendimet territoriale. Qeveria e Greqisë që nga momenti i parë shfaqi vullnetin e mirë të saj për bashkëpunim. Mirëpo, jehona që vjen nga Shkupi ende nuk është ajo që ne e dëshirojmë. Greqia dëshiron që në kuadër të ‘Agjendës 2014’ të jetë shteti që Shkupin do ta fus në BE. Por, parakusht për këtë është zgjidhja e çështjes së emrit”, porositi Drucas.
Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll dhe kryesuesi i Bashkimit Evropian, Jose Luis Zapatero, deklaroi në Strasbourg se “duhet kushtuar kujdes” iniciativës greke për Ballkanin perëndimor, i cili parashikon anëtarësimin e rajonit në BE në vitin 2014. Kryeministri grek, Jorgos “Papandreu gjithnjë përfaqësonte qëndrime që meritonin të dëgjoheshin. Edhe këtij ne do t’i kushtojmë vëmendjen tonë”, pohoi kryeministri socialist spanjoll gjatë vizitës në Parlamentin Evropian, në qytetin lindor francez. Zapatero, vendi i të cilit kryeson me BE deri më 1 korrik 2010, gjithashtu deklaroi se dëshiron një zgjidhje të shpejtë të grindjes mes qeverisë në Shkup dhe Greqisë rreth emrit të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë. “Natyrisht se do të merremi me çështjen e emrit të Maqedonisë. Dëshiroj që kjo të jetë një zgjidhje kompromisi”, theksoi Zapatero, i cili sqaroi e ka besim në qeverinë e kryeministrit grek Papandreu. Mbase një sinjal ky indirekt drejtuar homologut të tij maqedon, Nikola Gruevski, për ndërrimin e kursit aktual politik. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›