Kur një dymetrosh mund të jetë xhuxh, në rast se kërkon të pamundurën
Një miku im ekonomist, tepër i dhënë me profesionin e tij dhe pak i dhënë pas politikës më thoshte, në një takim të rastit para pak javësh, se kishte shkëmbyer disa fjalë me një titullar të kompanisë “Bechtel & Enka”. Biseda e tij m’u duk interesante:-Si e duroni dot Erion Braçen, që ju ka marrë nëpër gojë mbarë-prapsht dhe kjo përbën një kazus penal, se ndikon për keq në të ardhmen financiare të kompanisë, me akuzat e tij të pavërteta? - i kishte thënë ekonomisti shqiptar.-Për cilin e ke fjalën? Për atë zë-kecin që, më shumë se me ne, e ka me qeverisësit e vendit të tij? Akuzat e tij, jo vetëm që s’janë të vërteta, siç shpreheni ju, por janë shpifëse. Por ne jemi një kompani serioze. A mund t’i marrin seriozisht klientët tanë fjalët e një propagandisti të pabesueshëm?S’do të ishte e nevojshme që dialogu ynë të shtjellohej tërësisht në këtë shkrim. Por fakti që qeveria e Kosovës angazhoi të njëjtën firmë për rrugën Vërmicë-Prishtinë-Merdare i jep të drejtë atij titullarit të shoqërisë “Bechtel & Enka”. Ferid Fazlliu, eksperti i veprimtarisë ndërtuese në Kosovë, është i mendimit se oferta e kompanisë është përzgjedhur nga Qeveria e Kosovës, si oferta më serioze. Në tender kompanitë që iu ofruan kësaj sipërmarrjeje, ishin më shumë se dhjetë. Kompania “Bechtel & Enka” u përzgjodh si një sipërmarrje ndërtimesh që ofronte kushtet më të favorshme teknike, profesionale dhe siguronte përfundimin e punimeve në afatin më të shkurtër, brenda 36 muajve. Ekspertët e ndërtimit e vlerësojnë këtë projekt si më të madhin dhe më të rëndësishmin e shtetit të Kosovës. Kjo autostradë do të lidhë Kosovën me korridoret europiane. Pra, do të jetë projekti më i madh dhe më i rëndësishëm për Kosovën, me mundësi të shumta për një zhvillim të leverdisshëm ekonomik,- siç shprehen mjaft ekonomistë në Kosovë. Kosovarët kanë besim se do të ndihmohen nga Banka Botërore në projektin e tyre, për të cilin janë entuziastë. Autostrada Vërmicë-Prishtinë - Merdare do ta ketë gjerësinë 28 metra dhe do të ketë katër korsi me nga 3.75 metra gjerësi; dy korsi me ngadalësim me nga 3 metra; si edhe brezin e gjelbër në mes, 4 metra të gjerë. Eksperti Buçolli është shprehur se “afati për ndërtimin e kësaj rruge është mjaft optimal” .Në tender konkurruan shoqëri prestigjioze, ndër të cilat mund të përmendet ajo austriake. Fakti që doli fituese kompania “Bechtel & Enka”, është mjaft domethënës për atë muhabetin e fillimit të këtij shkrimi. Domethënë se lehjet e Erion Braçes, me porosi të Edvinit, janë si jehona kakofonie në havá, pa asnjë efekt besueshmërie; janë si gam-game speciesh gjysmënjerëzore, të afta vetëm për të shurdhuar veshët e njerëzve; janë shpresa e fundit e atij që kërkon të notojë në ujëra të turbullta, për të nxjerrë vetveten nga qorrsokaku në të cilin e ka zhytur veten, për të arritur maja ndaj të cilave është xhuxh, pavarësisht se është dymetrosh i gjatë!...