E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KQZ-së, përzgjidhen 4 kandidaturat finaliste

03-10-2012 / Gazeta 55

Komisioni i ligjeve seancë dëgjimore me 9 kandidatët për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar sot katër kandidaturat finaliste për zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së. Marsida Xhaferllari, Endrit Reka, Lefteri Lleshi, Haki Mustafa, janë katër kandidatët finalistët që kaluan te ligjet, pasi përfundoi faza e parë e seancës dëgjimore.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u prezantuan 15 nga 18 kandidatët për kreun e ri të KQZ-së, të cilët janë bërë publike ditë më parë nga Kuvendi. Përfaqësuesi ligjor socialist, Fatmir Xhafaj deklaroi se kandidatatët Endri Reka dhe Haki Mustafa nuk plotësojnë kriteret ndaj nuk mund të jenë në listë, pasi shkelet ligji. Ndërkohë, kreu i Komisionit Ligjir, Ilir Rusmajli ndërpreu seancën deri sa opozita të marrrë një vendim, e cila do i hapë rrugë dërgimit te kandidaturave në Kuvendin e Shqipërisë nesër. Për zgjedhjen e kreut të KQZ, një kandidati i mjafton të marrë votat e shumicës parlamentare. Por, nuk përjashtohet mundësia që palët politike të unifikojnë votat dhe të cojnë në krye të KQZ-së një kandidaturë konsensuale.

Kodi Zgjedhor
Në bazë të kodit të ri elektoral të miratuar me konsensus nga palët politike parashikohet që fillimisht do të dëgjohen të gjitha kandidaturat për postin e kryetarit të KQZ-së në komisionin e ligjeve. Dy kandidatët e parë janë Neritan Kalamishi dhe Anton Lleshaj. Sicilit kandidat do t’i drejtohet vetëm një pyetje nga anëtarët e komisionit. Më pas në bazë të ligjit elektoral këto kandidatura hidhen në votim në komision dhe katër kandidaturat më të preferuara i shkojnë seancës plenare për të votuar kandidatin, i cili merr shumicën e thjeshtë të votave në Parlament. Por, nëse një prej 18 kandidaturave merr 3/5 e votave të anëtarëve të komisionit të ligjeve ai shkon automatikisht si kandidaturë konsensuale në seancë plenare për tu votuar.

Katër kandidaturat finaliste
Marsida Xhaferllari
Endrit Reka
Lefteri Lleshi
Haki Mustafa

Kandidatët që u praqitën në Komision
Neritan Kalamishi
Anton Lleshaj
Marsida Xhaferllari
Kastriot Frasheri
Haki Mustafa
Sajmir Vishaj
Gasper Kokaj
Sokol Hasani
Myrteza Myftari
Muharrem Noka
Sokol Aga
Endrit Reka
Kristqa Kume
Lefteri lleshi
Altin Qoshja

Nuk u paraqitën
Etleva Papleka
Kozeta Vuksanlekaj

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›