E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Keshillit Bashkiak Gjykata e Fierit ligjeron perfaqesuesin e djathte

Gjykata e Fierit ligjeroi dje zgjedhjen e perfaqesuesit te djathte Vasil Ndreko ne krye te Keshillit Bashkiak duke rrezuar keshtu pretendimet e socialisteve per procesin e zgjedhjeve ne institucionin e bashkise. Gjyqtari i ceshtjes pasi degjoi palet vendosi qe te rrezoje kerkesen e keshilltareve te majte per pavlefshmerine absolute te vendimeve te marra ne mbledhjen e dates 19 te Keshillit Bashkiak. Njekohesisht ai hoqi edhe masen e pezullimit te vendosur po nga kjo gjykate. Akuza i kerkoi gjykates te pranoje kerkese padine dhe te mos njohe vendimet e mbledhjes se dates 19 shtator. Ndersa pala e paditur kerkoi rrezimin e kerkese padise te pales paditese si te pambeshtetur ne ligj. Pasi degjoi palet gjyqtari i ceshtjes vendosi te rrezoje kerkese padine duke deklaruar se pala e interesuar duhet ti drejtohet Gjykates se Apelit brenda 15 ditesh. Zgjedhja e kryetarit te Keshillit Bashkiak eshte shoqeruar me konflikt politik dhe me pas me padi ne gjykate. Me 8 maj shumicen ne Keshillin Bashkiak e fitoi Partia Socialiste. Por me kalimin ne radhet e LSI-se te dy prej keshilltareve socialiste ne kete keshill u vendos nje balance e re politike. Tashme shumica i takonte koalicionit PD-LSI te ciles edhe i takonte te zgjidhte kryetarin e ri te Keshillit Bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›