E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet sociale Kryeministri diskuton me zevendespresidentin e LCI-se

Problemet sociale dhe masat e marra per ti zgjidhur ato ishin tema e diskutimit ne takimin e zhvilluar dje mes Kryeministrit Sali Berisha dhe zevendespresidentit te organizates nderkombetare te Lions Club International Wayne Madden. Kjo organizate me 1.35 milione anetare vullnetare ne 46 mije klube te shperndara ne te gjithe boten ka nje pervoje nderkombetare ne pergjigje te problemeve te komuniteteve permes punes vullnetare ne fusha te tilla si riaftesimin e shikimit degjimit rigjenerimin e pyjeve ndergjegjesimin rreth diabetit mbeshtetjen ndaj te moshuarve etj. Madden shprehu kenaqesine e ardhjes ne Shqiperi dhe te pranise se kesaj organizate permes 4 klubeve ne Shqiperi ndersa shprehu gatishmerine per te kontribuar ne shume fusha ku ka me shume nevoje ne Shqiperi si ne shendetesi e ne fushen e mjedisit. Kryeministri e njohu zotin Madden me iniciativen e qeverise shqiptare per pyllezimin me peme frutore ne vend permes mbjelljes se 250 milione rrenje ullinj dhe dru frutore brenda 8 vjeteve dhe inkurajoi organizaten per cdo kontribut te mundshem ne kete drejtim. Gjithashtu ai theksoi nevojen per kontribut te organizates edhe per problemet shendetesore te shikimit degjimit diabetit apo autizmit ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›