Statusi i kandidatit Sekui 12 rekomandimet prioritare kam besim se do e arrini

Ambasadori i BE-se ne Shqiperi Etore Sekui deklaroi dje se vendi mund ta marre statusin e kandidatit vetem nese vazhdohet te konsolidohet me tej marreveshja e arritur mes paleve duke plotesuar sipas tij 12 rekomandimet e domosdoshme te dhena nga Brukseli. Ai shprehu besimin se Shqiperia do te arrije te marre mjaft shpejt statusin por theksoi se kjo do te vije vetem nese arrihen rezultate konkrete te besueshme si dhe angazhim serioz. Se pari eshte e rendesishme qe te konsolidojme kete proces dhe ta vazhdojme. Nevojitet zbatimi i 12 rekomandimeve qe Shqiperia te perfitoje statusin e kandidatit. Kjo varet qartesisht nga shqiptaret. Nje nga konceptet qe kam perzemert eshte lidershipi shqiptar. Procesi drejtohet nga shqiptaret dhe me aq sa i njoh une shqiptaret pergjate qendrimit tim dhe eksperiences time ne Shqiperi mund tju them se ata mund ta arrijne kete. Ajo qe nevojitet jane rezultate konkrete dhe te besueshme si dhe angazhim serioz. Ritmi i reformave mund te jete i shpejte kjo gje eshte e mundur por sigurisht varet nga ju - tha Sekui per ABC News. Nga ana tjeter ambasadori i BE-se theksoi se ne takimet qe ka zhvilluar me perfaqesues dhe personalitetet te larta te te gjitha institucioneve te Bashkimit Evropian ka marre vleresim per marreveshjen e fundit te arritur mes paleve. Kam marre pjese ne takimin kater ditoresh qe te gjithe ambasadoret e Bashkimit Evropian kudo ne bote kane kryer me personalitete me te larta te Bashkimit Evropian si presidentin e Komisionit Evropian Barrozo presidentin e BE-se Van Rompui patem nje takim prej tre oresh me perfaqesuesen e larte Kethrin Ashton. Sigurisht qe ne kete kuader kam pasur rastin qe te flas per zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Shembulli me i fresket eshte takimi qe pata me kryetarin e komisionit te puneve te jashtme te Parlamentit Evropian Albertini qe shprehu kenaqesine per lajmet e fundit mbi Shqiperine - deklaroi ai. Me tej Sekui sqaroi se te tilla takime ishin arsyeja se perse ai nuk mundi te marre pjese ne punimet e komisionit parlamentar ne Shqiperi mbi reformen zgjedhore. Por me lejoni te them se njoh kryetaret e ketij komisioni jane eksperte vleresoj mprehtesine e tyre lidershipin e tyre dhe gjithashtu mund te them se anetaret e ketij komisioni qe jane eksperte. Ndaj mendoj se kushtet per progres jane aty. Tani nevojitet angazhim dhe avancim i shpejte i reformave u shpreh Ambasadori i BE-se. Lidhur me masat e marra nga autoritetet e Shqiperise lidhur me levizjen e lire afatshkurter te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen Sekui pohoi Kam pasur rastin qe te flas me serviset kompetente te Komisionit Evropian mbi kete. Eumlshte e qarte nga shkembimet qe autoritete shqiptare po bejne perpjekje ne kete drejtim. Mjafton te shohesh korrespondencen qe eshte zhvilluar midis Komisionit Evropian dhe serviseve te Komisionit Deshiroj qe te pergezoj punen qe ministri i brendshem Bujar Nishani eshte duke bere. Mendoj se receta e suksesit eshte tashme aty - deklaroi ai.