Kodi Rrugor opozita bllokon miratimin e ligjit

Amendimet e Shalsit shtyjne seancen plenare. Debate ne Konferencen e Kryetareve PS bojkoton deshton mbledhja e Komisionit te Veprimtarise Prodhuese
Opozita bllokon konsensusin e arritur per miratimin e ligjeve me 3/5. Komisioni i Veprimtarise Prodhuese per disa mbledhje me radhe nuk ka mundur te gjeje konsensusin per miratimin e tri nismave ligjore. Ky konsensus mungoi edhe dje ne Konferencen e Kryetareve ku pati debate te shumta mes perfaqesuesve te mazhorances dhe te opozites. Amendimet e propozuara nga deputeti socialist Eduart Shalsi kane bllokuar miratimin e 3 drafteve qe ndryshojne Kodin Rrugor. Socialistet kerkuan kohe per diskutimin e ketyre propozimeve te reja por mazhoranca e konsideroi kete kerkese si te pabaze. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka replikuar ashper me nenkryetarin socialist Namik Dokle lidhur me procedurat parlamentare per miratimin e projektligjeve. Ajo por edhe kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi kane risjelle ne vemendje axhenden e miratuar me konsensus sipas te ciles Kodi Rrugor duhet te miratohej ne seancen e djeshme plenare. Gje qe eshte bere e pamundur. Ka deshtuar dhe mbledhja e pasdites e Komisionit te Veprimtarive prodhuese ku serish ka munguar iniciuesi i amendimeve deputeti Eduart Shalsi ndersa jane larguar nga mbledhja dhe deputetet Besnik Bare e Artan Gace.
Debatet ne Konferencen e Kryetareve
Mungesa e konsensusit shtyn seancen plenare te parashikuar per diten e djeshme. Konferenca e Kryetareve e mbledhur mengjesin e djeshem nuk mundi te gjente konsensusin per piken e vetem te rendit te dites Kodin Rrugor. Madje diskutimet per kete pike jane shoqeruar me debate te ashpra pas amendimeve te fundit te propozuara nga deputeti socialist Eduart Shalsi. Mesohet se nenkryetari socialisti i Kuvendit Namik Dokle ka deklaruar ne mbledhje se ne baze te rregullores duhen 3 dite kohe qe nje nisme te kaloje ne seance pasi te miratohet ne komision. Une ne fakt isha i prirur qe ky problem te mos na merrte shume kohe per diskutim por meqe proceduralisht projektligji nuk eshte gati ta bejme gati proceduralisht dhe ta shqyrtojme sa me pare qe te jete e mundur - eshte shprehur ai. Por sipas Kryeparlamentares Jozefina Topalli nuk mund te shtyhet nje projektligj per te cilin eshte rene dakord. Ajo kujtoi se axhenda konsensuale parashikonte miratimin e tij ne seancen e djeshme. Nuk ka kuptim qe me nisma te nxjerra here pas here nga zoti Shalsi te bllokohet puna e komisionit dhe seanca - eshte shprehur Topalli. Por sipas numrit dy te Kuvendit projektligji nuk mund te miratohej edhe nese do te ishte kaluar nje dite me pare ne Komision. Dokle ka kujtuar se sipas rregulloret se ndryshuar nga Fatos Beja e Ylli Bufi drafti duhet te jete miratuar 3 dite me pare ne komision para se te kaloje ne seance. Pas nje sere replikash kreu i deputeteve demokrate Astrit Patosi propozoi qe ndryshmet ne Kodin Rrugor te miratohen ne seancen e se henes kur pritet diskutimi nen per nen i projektbuxhetit. Ne fund te mbledhjes eshte miratuar programi dhe kalendari i punimeve te Kuvendit deri ne daten 23 dhjetor. Ne mbledhjen e djeshme ishin te pranishem kreret e komisioneve parlamentare ndersa ne mungese te Gramoz Rucit ishte i pranishem nenkryetari i grupit te PS-se Erion Brace.
Deshton mbledhja e komisionit
Per te zgjidhur ngercin e krijuar eshte mbledhur serish pasditen e djeshme Komisioni per Veprimtarine Prodhuese. Mbledhja e parashikuar per ne mesdite nuk mundi te ishte e suksesshme as pasdite kur serish mungoi deputeti Eduart Shalsi i cili ka propozuar amendime ne Kodin Rrugor. Madje mbledhja eshte bojkotuar dhe nga dy deputetet socialiste Artan Gace dhe Besnik Bare te cilet u paraqiten fillimisht ne mbledhje. Kjo situate eshte shoqeruar me humor dhe batuta nga ligjvenesit demokrate. Kreu i komisionit Jemin Gjana shpjegoi para ligjveneseve se ndersa diskutimi per kete draft nisi qe diten e premte amendimet e paraqitura nga deputetja Ermonela Felaj me tej dhe nga deputeti Eduart Shalsi bllokuan punen. Madje sipas tij amendime te deputetit socialist me pas ishin paraqitur si propozime te grupeve te interesit cka nuk eshte korrekte. Gjana theksoi se socialistet nuk kane mundur te gjejne konsensusin as brenda grupit te tyre per te propozuar mendimet. Ne kete situate mbledhja eshte shtyre serish.