E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Tavo E rendesishme te sigurohet barazia e votes

Partite e vogla kerkojne garanci qe kete here reforma zgjedhore do te jete gjitheperfshirese dhe jo vetem me konsensusin e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Vangjel Tavo njeheresh anetar i komisionit per reformen zgjedhore shprehet se qe ne mbledhjen e pare PS dhe PD i kane pare me rezerva propozimet e partive te vogla per punen e ketij komisioni. Vangjel Tavo thote se LSI do te sjelle edhe propozime konkrete per menyren se si duhet ndryshuar kodi zgjedhor. Sipas tij eshte e rendesishme qe me Kodin e ri Zgjedhor te garantohet barazia e votes. Dy jave pasi ishte miratuar ne parlament ngritja e Komisionit te Reformes Zgjedhore u mblodhen ne nje tryeze perfaqesuesit e partive politike parlamentare per te filluar punen me realizmin e kesaj reforme e cila konsiderohet edhe me e rendesishmja nga klasa politike por edhe nga faktori nderkombetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›