E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton biznesin turk Investoni ne Shqiperi

Ministrja turke takim me Kryeministrin dhe Kryeparlamentaren Kreu i qeverise Mirepresim investimet ne fushen e turizmit dhe te bujqesise

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli zhvilluan dje nje takim me ministren e Familjes dhe Politikave Sociale te Turqise Fatma Sahin. Gjate ketij takimi kreu i qeverise vleresoi marredheniet dypaleshe mes dy vendeve tona. Ndersa vleresoi investimet turke ne vendin tone ai shtoi se eshte me interes qe keto investime te shtrihen edhe ne turizem e bujqesi. Ministrja Sahin i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet e Kryeministrit Erdogan si dhe ftesen e tij per nje vizite ne Turqi ftese e cila u pranua me kenaqesi. Ndersa ne takimin qe zonja Sahin zhvilloi me Kryetaren e Kuvendit u diskutua jo vetem per bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve por edhe per rolin e gruas ne vendimmarrje.

Takimet

Berisha vlereson mbeshtetjen e gjithanshme qe qeveria turke Kryeministri Erdogan dhe Presidenti Gyl i kane dhene dhe i japin Shqiperise. Ne takimin e zhvilluar dje me ministren Sahin Kryeministri deklaroi se gjate viteve te fundit me vullnetin e perbashket marredheniet vecanerisht ne fushen ekonomike kane njohur zhvillime te medha. Ne kete kontekst ai vleresoi faktin se investimet turke ne Shqiperi jane rritur disa here dhe shtrihen ne fusha te ndryshme si ne telekomunikacion ne fushen arsimore ushtarake etj. Do te ishte me interes qe investitoret turq te shtrijne aktivitetet e tyre ne fushen e bujqesise por edhe te turizmit ne Shqiperi duke sjelle ketu eksperiencen e nje vendi me tradita te shkelqyera ne kete fushe - pohoi Berisha. Nga ana e saj ministrja Sahin shprehu kenaqesine qe shume biznesmene turq kane hedhur firmat e tyre ne veprat e rendesishme infrastrukturore ne Shqiperi duke ndikuar ne kete menyre edhe ne forcimin e bashkepunimit midis dy vendeve. Te dy bashkebiseduesit theksuan rendesine e bashkepunimit dhe shkembimit te pervojave dhe praktikave me te mira ne fushen e familjes rritjes se rolit te gruas ne qeverisje si dhe ne fushen e politikave sociale. Ministrja turke falenderoi Kryeministrin per ndihmen qe qeveria shqiptare dha ne mbeshtetje te familjeve te viktimave te termetit ne Van por edhe per rolin dhe ndihmen qe ajo dha ne operacionin e kerkim shpetimit te marinareve turq qe humben jeten si pasoje e perplasjes se dy anijeve. Bashkepunimi mes dy vendeve eshte cilesuar si shume pozitiv dhe ne takimin qe ministrja turke zhvilloi me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Duke vleresuar protokollin e bashkepunimit te nenshkruar ne kuader te Komisionit te Perbashket Ekonomik shqiptaro-turk Topalli shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e Turqise e ne menyre te vecante te vet Kryeministrit turk Erdogan ndaj Shqiperise. Gjate takimit Topalli dhe Sahin biseduan edhe per rendesine e forcimit te rolit te gruas ne vendimmarrje. ministrja turke i percolli Kryetares se Kuvendit ftesen per te marre pjese ne punimet e konferences qe do te organizohet ne Stamboll me teme Transformimet ne shoqerine myslimane dhe roli i gruas ne shoqerine myslimane e cila do te mbahet me date 23 dhjetor 2011. Une ju ftoj ju qe si shembull i rendesishem i rolit te gruas ne vendimmarrje te ndani pervojen tuaj me vendet qe sapo kane dale nga Pranvera Arabe - i tha zonja Sahin Kryetares se Kuvendit. Turqia mbetet nje nga partneret me te rendesishem ekonomike e tregtare per Shqiperine. Investimet direkte dhe kontraktore te Turqise ne Shqiperi arrijne ne 1 miliard USD.

Volumi tregtar per vitin 2010 kapi shifrat e 366 milion dollare ndersa per 9 muajt e pare te vitit 2011 eksportet e Shqiperise drejt Turqise jane dyfishuar nga 57 milione ne 107 milione USD nderkohe qe importet nga Turqia jane te nivelit te vitit 2010 rreth 206 milione dollare.

Berisha Leka Zogu i Pare mbeshtetes i lirise se shqiptareve

Leka Zogu i Pare perfaqeson nje jete te tere atdhedashurie te pakufishme dhe perkushtimi te jashtezakonshem ne mbrojtje te lirise se shqiptareve por dhe mbeshtetje te madhe per shqiptaret ne Kosove. Keshtu deklaroi Kryeministri Sali Berisha pas homazheve qe zhvilloi ne rezidencen mbreterore ne Tirane ne nderim te Leka Zogut te Pare. Mbreti u largua nga Shqiperia por vazhdoi me vendosmeri te madhe luften per clirimin e Shqiperise. Perpjekjet e legalisteve qendresa e tyre qe oret e para te pushtimit deri ne diten e fundit te clirimit te vendit jane nje faqe e ndritur atdhetarie heroizmi dhe qendrese - theksoi Kryeministri Berisha. Kreu i qeverise nenvizoi se pas luftes ndryshe nga vendet e tjera qe dolen nga pushtimi barbar nazifashist te cilat i rikthyen kurorat mbreterore ose shpallen referendumet ne menyre qe popujt te shpreheshin kjo nuk ndodhi ne Shqiperi. Ne kete drejtim Kryeministri Berisha u shpreh se ne menyren me arbitrare nje Kongres ndaloi monarkun e shqiptareve te kthehej ne vendin e vet gje e cila zgjati sic dihet gjate gjithe jetes se tij dhe mbreti vdiq ne Paris. Nderime per Lega Zogun I ka shprehur dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ndersa gjate paradites se djeshme ngushellime prane familjareve kane percjelle gjeneral Daut Haradinaj deputet ne Parlamentin e Kosoves dhe mik i ngushte i familjes mbreterore nenkryetari i Parlamentit te Shqiperise z. Ardian Turku ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura gjeneral-major Xhemal Gjunkshi nje grup deputetesh te Partise Demokratike te kryesuar nga deputeti Jemin Gjana deputetet e Partise Socialiste Arben Malaj Kastriot Islami Andis Harasani Astrit Beci kryetari i PDIU-se deputeti Shpetim Idrizi i shoqeruar nga nenkryetari Dashamir Tahiri kryetari i LZHK Dashamir Shehi prof. Abdi Baleta Ate Nikoll Marku dhe shume personalitete te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›