Kreu i PD-së Basha: Rama të mos fshihet pas mjekëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha, i kërkoi kryeministrit Edi Rama, “që të mos fshihet pas mjekëve po të bëjë detyrën karshi pandemisë”, ndërkohë që e ka akuzuar kreun e qeverisë se “po i mbyll derën integrimit”.
“Edi Rama po i mbyll për herë të 7 derën e integrimit evuropian. E sigurova Di Maion se opozita është e përkushtuar të bëj gjithçka dhe se pas 25 prillit një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do të investohet drejtpërdrejt për të fituar kohën e humbur, jo vetëm atë, por edhe fondet që mund të përfitojë, fonde evropiane në formë grantesh, të cilat Shqipëria s’i përfiton sepse, për shkak të interesave të ngushta politike, Rama bllokon integrimin e Shqipërisë”, tha Basha pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, di Maio. /rtsh.al