Kreu i PDU-sëShpëtim Idrizi sotpër vizitë në Kosovë
PRISHTINë- Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka nisur sot një vizitë në Kosovë. Gjatë paradites ai është pritur nga Presidenti i Kosovës, në selinë e tij në Prishtinë ku zhvilluan një bisedë të gjatë mbi sfidat e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Gjatë këtij takimi Idrizi theksoi nevojën për krijimin e një komonuellthi ekonomik shqiptar. “Duke qënë ekonomist në profesion, jam i bindur se një treg i përbashkët dhe i konsoliduar është në të mirën e mbarë rajonit dhe jo vetëm të shqiptarëve” – tha Idrizi.
Kjo pikë programore e PDU-së, u cilësua si një nevojë e kohës nga Presidenti i Kosovës, i cili theksoi se zgjerimi i tregjeve ekzistuese është në të mirën e të gjithëve. Kreu i PDU-së, Idrizi i bëri me dije Presidentit Sejdiu pikat kryesore ku bazohet programi dhe ekzistenca e PDU-së. “çështja çame është në bazën e programit tonë. Ne, si deputetët e parë çamë në Kuvendin e Shqipërisë e kemi parë si përgjegjësi morale themelimin e kësaj partie. u shpreh Sejdiu.
Në vijim të takimeve të tyre gjatë ditës, kreu i Partisë Drejtësi dhe Unitet zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Takimi, që zgjati rreth 30 minuta kishte në qëndër të tij rolin e Kuvendit të Kosovës në jetën politike të shtetit më të ri në Botë, si edhe funksionin e parlamentarëve në të mirë të çështjeve shqiptare. Idrizi theksoi se funksioni i deputetëve është mjaft i gjerë dhe kompleks. Duke folur për çështjen kombëtare, dhe ndërthurshmërinë e elementëve të ndryshëm të saj, ai theksoi se gjatë marshit në Qafë Botë, më 27 qershor, ku PDU ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizim, do të marrin pjesë për herë të parë figura të rëndësishme të elitës intelektuale shqiptare.
Në fund të takimeve të programuara për ditën e parë të vizitës zyrtare të PDU-së në Prishtinë, drejtuesit kryesorë të PDU-së zhvilluan një takim të veçantë me shoqatën e Invalidëve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Gjatë këtij takimi, kryetari i PDU-së, Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri vlerësuan rolin e pazëvendësueshëm të UçK-së dhe të ish-luftëtarëve të saj, të cilët me ndihmën e aleatëve të mëdhenj të shqiptarëve, SHBA dhe BE, arritën të sjellin pavarësinë e Kosovës.
(m.a/News24/BalkanWeb)