Ronaldo: S’më japinfaulla se mëmendojnë mashtrues
JOHANESBURG- Kristiano Ronaldo është ankuar se nami i tij prej sumuluesi ka bërë që gjyqtarët ta paragjykojnë në fushën e lojës. Ai ka kërkuar më shumë mbrojtje nga arbitrat në lidhje me ndërhyrjet e rënda të bërë nga kundërshtarët. Portugezi u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari pas një përplasje me lojtarin e Bregut të Fildishtë Gai Demel, për një ndërhyrje të faull të rëndë të këtij të fundit, që solli reagimin e ashpër të tij.
“Gjyqtarët duhet të mbrojnë lojtarët e talentuar, kur atyre u ndërhyhet rëndë nga futbollistët e tjerë. Një nga futbollistët e Bregut më hyri keq dhe për këtë mora karton të verdhë. është e pakuptueshme. Kur janë tre lojtarë me një, dhe mua më hyjnë keq, nuk më duket e drejtë të marr karton të verdhë. Për arbitrat duket e vështirë të japin faulla për mua, pasi mendojnë se unë simuloj”, deklaroi Ronaldo.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)