E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli: PAA me program për fshatin dhe mjedisin

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Pogradecit. Gjatë këtij takimi Xhuveli u shpreh se partia e tij disponon një program të veçantë për fshatin dhe mjedisin për ta zbatuar në 4 vitet e ardhshme. 

POGRADEC- “Afrimi i 28 qershorit na shton optimizmin për një rezultat të kënaqshëm”- kështu u shpreh kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli gjatë një takimi në Pogradec. “Partisë Agrare Ambientaliste, ka një program që nuk e ka asnjë parti tjhetër në Shqipëri për fshatin dhe për mjedisin. Program i cili u përfshi në programin e qeverisë në këto 4 vite qeverisje, por do të përfshihet në mënyrë shumë më të plotë në këto 4 vite që vinë”- theksoi Xhuveli në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Pogradecit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›