E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PR-së, kundër legalizimeve për ndërtesat pas 2006-s

Gazeta Shqip

E djathta

Mediu takon pronarët, kontestohen çmimet e qeverisë për pronat

mediuPartia Republikane ka dalë kundër qeverisë për çmimet e reja të vendosura për trojet në shkallë republike. Në një takim me PR-në, parti që ka pasur si kauzë kryesore çështjen e pronave, ish-pronarë dhe shoqatat e tyre përfaqësuese shprehën shqetësimin në lidhje me ngërçet që krijon sistemi, duke e bllokuar kthimin e pronave tek i zoti. Për kryerepublikanin, një tjetër pikë mjaft shqetësuese është miratimi nga qeveria i hartës së çmimit për tokat. Rezulton që toka në zonat e thella të Kuçit, të ketë po të njëjtën vlerë, me tokat në Porto Palermo. Kjo metodikë e re, kërkon që në mënyrë urgjente qeveria të marrë masat për t’ju rikthyer gjykimit të drejtë për të vlerësuar çmimet e pronave bazuar pikërisht mbi tregun, deklaroi Mediu. Kreu i PR-së u ndal edhe te legalizimi i ndërtimeve të paligjshme të bëra pas vitit 2006, që e quajti një tjetër grabitje të madhe që po u bëhet shqiptarëve e që duhet ndalur. Kjo është një grabitje e re që i bëhet jo thjesht pronarëve shqiptarë, po qytetarëve të ndershëm shqiptarë. Kjo kërkon që në mënyrë të padiskutueshme, ne të mbajmë qëndrim ndaj kësaj çështje për të mos lejuar një abuzim tjetër me çështjen e pronës private, tha Mediu.

Kreu i PR-së, kundër legalizimeve për ndërtesat pas 2006-s burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›