Çështja çame, jo problem i izoluar, por mbarëkombëtar
Balli Kombëtar Demokrat reagon ndaj rezolutës së PDIU-së
Partia Balli Kombëtar Demokrat ka reaguar në lidhje me debatin politik të përhapur për çështjen çame, duke theksuar se kjo nuk është një çështje e izoluar. Partia e Ballit Kombëtar Demokrat vlerëson se çështja çame nuk është thjesht një problem i izoluar për një komunitet të caktuar, por një problem i gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Ky shqetësim nuk duhet ti përkasë vetëm PDIU-së, përderisa janë të shqetësuar gjithë shqiptarët. Këtu humbet koncepti i garës politike sepse kemi para një çështje shqiptare, thuhet në deklaratën për shtyp. Kjo parti, gjithashtu kërkon dhe mbështet vëmendjen për një zgjidhje të matur të çështjes çame. PBKD-ja mendon se ka një mospërputhje të realitetit politik me realitetin qytetar, një mospërputhje të çështjes së kombit me çështjen e shtetit. Ne vlerësojmë se është një shqetësim legjitim që gjithë politika shqiptare me kurajë civile dhe maturi duhet ta vendosë në një kontekst ligjor e moral që nuk bie ndesh me fqinjësinë e mirë, me konventat ndërkombëtare, me frymën e qytetërimit perëndimor euroatlantik, me familjen europiane, thuhet në deklaratë.
Çështja çame, jo problem i izoluar, por mbarëkombëtar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email