Topalli në Çeki: Vendi ynë i vetmi që nuk është prekur nga kriza
CEKI- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi sot një takim me homologen ceke Miroslava Nemcova në kuadër të vizitës zyrtare me ftesë të kryeparlamentares të Cekisë.
Duke bërë një pasyrim të shkurtër të situatës ekonomike në Shqipëri, kryetarja e Kuvendit tha se:“Shqipëria është e rrethuar nga vende që po përjetojnë krizë të thellë ekonomike, por falë doktrinës dhe reformave ekonomike vendi ynë renditet ndër të paktët që nuk janë tronditur nga kriza”.
Nga ana e saj Kryetarja Nemcova tha se, Çekia do të përdorë ndikimin e saj si kryesuese e grupit te vendeve të Vishegradit për çuarjen përpara të proçeseve integruese të Shqiperisë. Topalli u prit me tej edhe nga sekretari i shtetit per BE, Schneider.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)