E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres raporti, Sequi: Sot prisni, nesër kemi shumë për të thënë

TIRANE- Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment sa i përket përmbajtjes së progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2011, duke ftuar të gjithë të presin deri nesër.

I akredituari nga Brukseli, i është drejtuar gazetarëve se do të ishte më mirë të pritej e nesërmja për të folur rreth përmbajtjes së progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2011. “Nesër kemi shumë gjëra për të thënë.”-tha ambasadori Sequi.

Nesër në orën 14.00 në Bruksel do të prezantohet progres raporti i KE për Shqipërinë dhe tek EU Infocenter rreth orës 14:00 do të mund të ndiqet drejtpërsërdrejti konferenca për shtyp e komisionierit Stefan Fyle në Bruksel.

Sequi informoi se pas konferencës për shtyp të Komisionerit Fyle, raportin do t’ia paraqesë Presidentit, Kryrministrit, zv/Kryeministrit dhe kreut të Opozitës, si dhe do të organizoj një konferencë shtypi. Një ditë më pas do t’ia paraqesë raportin Kryetars së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Progres raporti do t’i paraqitet edhe shoqërisë civile, përfaqësuesve të biznesit, komunitetit akademik. "Do të shkoj në Shkodër dhe Vlorë për të paraqitur raportin në mënyrë që të ketë impaktin e duhur edhe jashtë Tiranës, në mënyrë që të mund të flas me segmente të ndryshëm të shoqërisë shqiptare."
Ambasadori kërkon nga qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm per reformat. "Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit”- nënvizoi Sequi.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›