Kreu i PS Edi Rama mbledh aleatët në takimin javor
TIRANË- Opozita e Bashkuar është mbledhur në takimin e përjavshëm të saj.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur aleatët e majtë në një takim, i cili po zhvillohet në Selinë Rozë.
Në takim janë të pranishëm, kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, Prec Zogaj, ndërsa mësohet se mungon kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe deputeti Petro Koci.
Temë e këtij takimi do të jetë sërish reforma zgjedhore dhe pritet që opozita e bashkuar të kërkojë që kjo reformë të jetë gjithpërfshirëse.
(e.m/BalkanWeb)