Vazhdon marrja ne pyetje e deputetit Limaj

Prokuroret e EULEX-it per te dyten dite me radhe kane marre ne pyetje deputetin e Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj ne kuader te hetimeve te filluara ne prill te vitit 2010 nen dyshimet per korrupsion ne Ministrine e Transporteve dhe Telekomunikacionit e cila atehere drejtohej nga zoti Limaj.
Marrja ne pyetje pritet te vazhdoje me 10 dhe 12 tetor. Marrja ne pyetje e zotit Limaj lidhur me dyshimet per korrupsion po ndodh ne nje periudhe kur tashme ka nje akuze per krime lufte te ngritur ndaj tij nga prokuroret e EULEX-it.
Ngritja e akuzes ishte percjelle me debate rreth imunitetit te deputeteve te Parlamentit te Kosoves qe e bente te pamundur arrestimin e zotit Limaj. Mbreme Gjykata Kushtetuese e Kosoves sqaroi se deputetet e Parlamentit te Kosoves nuk kane imunitet per veprimet jashte fusheveprimit te tyre.
Opinioni i Gjykates pasoi nje kerkese te qeverise se Kosoves te bere me 20 korrik lidhur me imunitetin e deputeteve te Parlamentit presidentit dhe anetareve te qeverise se Kosoves. Sipas gjykates te gjithe keta gezojne imunitet funksional per veprimet dhe vendimet e ndermarra brenda fusheveprimit te pergjegjesive te tyre perkatese.