Kreu i PS Rama uron myslimanët për Ramazanin
Kryetari i Partisë Socialiste ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të madhnueshëm të Ramazanit. Rama u uron nga zemra besimtarëve myslimanë, për t’i përcjellë njëri-tjetrit dhe mbarë vendit paqe, harmoni e begati.
TIRANE- Me rastin e nisjes së muajit të madhnueshëm të Ramazanit, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, uroi sot besimtarët myslimanë shqiptarë, kudo ku ata ndodhen.
Urimi i kreut të PS-së është përcjellë nga zëdhënësja e PS-së, e cila bëri të ditur se kryesocialisti Rama u uron nga zemra besimtarëve myslimanë, për t’i përcjellë njëri-tjetrit dhe mbarë vendit paqe, harmoni e begati.
"Në këtë Muaj të Shenjtë të faljes së madhe, besimtarët myslimanë nxjerrin në pah përkushtimin e devotshmërinë e pastër e të vërtetë ndaj besimit të tyre, japin nga vetja virtytet më të mira humane të ndihmesës, harmonisë, mirëkuptimit dhe sakrificës", thuhet në urimin e Kryetarit të PS, Rama. (a.r/ata/balkanweb)