Kreu i PS: Vendi në krizë të thellë

Tiranë, 5 mars, NOA Update Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, e cila po fshihet enkas nga qeveria për të mos patur kosto, por kjo e fundit herët a vonë ka për tu vënë në dukje. Një alarm të tillë e ka ngritur kryesocialisti Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e Partisë Socialiste. Sipas tij, kriza po shfaqet përditë me rritjen e çmimeve dhe mospërballimin e tyre nga ana e qytetarëve.
Sot kriza ka një kosto individuale për çdo qytetar, ndërsa nesër do e ketë kolektive për të gjithë, tha ai.
Duke paralajmëruar më tej se vazhdimi në rrugë të gabuar i politikave të qeverisë, do ta kolapsojë vendin dhe do ta çojë në humnerën e krizës që po e ndiejmë të gjithë.
Nuk ka gjasa të frenohet kriza, duke e kuruar siç po bën Berisha sot, dhe duke fshehur diagnozën apo duke përdorur ilaçet e gabuara, apeloi Rama lidhur me këtë fakt.
n.e/NOA