Banorët kundërshtojnë dënimin e komisionerëve
është hedhur shorti dje (të enjten) në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për çështjen e gjashtë anëtarëve të Komisionit të Qendrave të Votimit me Nr.3119 dhe Nr. 3120 në Portëz të Fierit.
Shorti për gjykim të kësaj çështje për kundërvajtje penale të “Braktisjes së detyrës nga anëtarët e komisionit të zgjedhjeve”, të paraqitur nga prokurori çlirim Sino i ka rënë gjyqtarit penalist të Gjykatës së Fierit, Pirro Sota. Komisionerët janë shtetasit Mane Goxhaj, 39 vjeç, sekretar i komisionit të qendrës së votimit, Lefter Kallashi, me detyrë kryetar, Abedin çobaj me detyrë zëvendëskryetar. Të tre këta shtetas kanë qenë në komisionin e Qendrës së Votimit Nr. 3119. Ndërsa Kastriot Hoxha 45 vjeç me detyrën e kryetarit, Tajar Behari 46 vjeç zëvendëskryetar dhe Riza Meta me detyrën e sekretarit të komisionit kanë qenë në qendrën e votimit 3129. Banorët e fshatrave Plyk dhe Kraps të Komunës Portëz, fshatra këto që bojkotuan zgjedhjet e 28 qershorit kanë protestuar paraditen e së enjtes. Shkak i protestës ka qenë kundërshtimi i tyre lidhur me ndjekjen penale të gjashtë komisionerëve. Banorët të organizuar nga strukturat e PS-së në rreth dhe në Komunën Portëz janë mbledhur në qendër të fshatit dhe kanë qëndruar për afro 2 orë. Ata u kanë bërë apel strukturave shtetërore se nuk do të lejojnë arrestimin e bashkëfshatarëve të tyre që kanë qenë komisionerë në zgjedhjet e fundit.