E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS i kerkoi Berishes te degjoje kerkesat e grevisteve

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, terhoqi dhe njehere tjeter vemendjen e qeverise dhe kreut te saj mbi kerkesat e minatoreve greviste. Pergjate nje deklarate per shtyp, kreu socialist perseriti serish thirrjen e tij per Kryeministrin Berisha qe te takoje minatoret greviste dhe te mos u mohoje te drejten legjitime te dialogut me qeverine per hallet e problemet e tyre jetike. “Refuzimi per t’i takuar dhe mohimi i te drejtes se dialogut perbejne nje mohim te turpshem te ekzistences se ketyre njerezve, qytetare e prinder ne veshtiresi ekstreme, te cileve politika ne pushtet u ka mbyllur cdo rruge per te dale nga situata tragjike ku ndodhen”, u shpreh Rama, gjate fjales se tij. Nderkohe qe, politikat dhe qendrimet e aplikuara ne vijimesi nga qeverisjet e ketyre 17 viteve, sipas Rames, kane qene diskriminuese. Per kete arsye, kryetari i PS-se nuk vonoi ta etiketoje ate si politike e vjeter. “Minatoret shqiptare jane sot nje nga grupet shoqerore me te diskriminuara prej politikes se vjeter. Ata perballen me kercenimin e perditshem te vdekjes dhe me kushte jetese mesjetare ne pune e ne familje, per shkak te pasigurise totale nga njera ane e te skamjes nga ana tjeter”, vleresoi Rama. Madje, kreu socialist kerkoi dhe njehere tjeter nga mazhoranca qeverisese qe te miratoje projektligjin e PS-se per kategorine e minatoreve. “Ne i kemi propozuar Kuvendit nje projektligj per te zbutur sadopak kushtet e tyre familjare, duke bere nje rritje te arsyeshme te pensionit dhe kerkojme qe Kryeministri e forcat qeveritare ta miratojne kete propozim, duke korrigjuar gafen e Komisionit te Ekonomise, ku e hodhen poshte me shurdherine e shumices”, deklaroi Rama. Njekohesisht, po ne kete linje, Rama nenvizoi se, “duke u solidarizuar perdite me greven e minatoreve, ne bejme sot apel per nje sere masash te jashtezakonshme qe te ndalin shperdorimin kriminal te pasurive minerare te vendit tone, i cili vijon te marre jete njerezish, te skllaveroje baballare e femije, qe shfrytezohen egersisht nga ajo qe minatoret e quajne “mafia e minierave” dhe te mbylle hermetikisht deren e se ardhmes ne kete sektor, ku duhet te fitoje sot e neser ekonomia kombetare, e jo te perfitoje vetem nje grusht perfaqesuesish e klientesh te pushtetit”.O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›