Gjiri i Lalezit, synim per t’u kthyer ne qyteze turistike
Kryeministri Berisha priti dje nje takim perfaqesues te grupit te sipermarrjes OMNIX nga Dubai dhe Katari. Gjate takimit me kreun e qeverise Berisha ne Kryeministri, -----te cilet paraqiten projektin e perfunduar ne fushen e turizmit, per ndertimin e nje kompleksi turistik ne gjirin e Lalezit. Po dje, kreu i qeverise zhvilloi nje takim me perfaqesues te kompanise gjermane APENSA. AG, te cilet prezantuan projektin per ndertimin e nje impianti te nxjerrjes, perpunimit dhe ambalazhimit te ujit te pijshem per konsum vendi dhe eksport, si dhe te nje porti kontenieresh ne zonen e Bunecit.
Kompleksi
Biznesmenet e ardhur nga Dubai dhe Katari theksuan se investimi i tyre ne kete vend bregdetar kapte nje vlere prej rreth 1 miliard dollaresh dhe parashikonte qe te ndertohej brenda nje periudhe 4-vjecare. Sipas biznesmeneve, ky projekt konsistonte ne ndertimin e nje rezidence turistike, akuapark-marine, qendres relaksuese dhe kuruese, si dhe te nje qendre trajnimi per konferencat. Po keshtu, brenda ketij kompleksi te madh parashikohej te ngrihej edhe nje shkolle turizmi, e cila do t’u sherbente te rinjve. Ne thelbin e tij ky projekt e parashikon Gjirin e Lalezit si nje nje qyteze bregdetare me te gjitha llojet e infrastruktures, duke perfshire hotele, kinema, qendra argetimi, kurimi dhe gjithcka tjeter qe perben nje qyteze. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falenderoi dhe pergezoi biznesmenet per interesin e shfaqur per te investuar ne Shqiperi ne lidhje me nje projekt te tille te rendesishem turistik. Duke e vleresuar kete projekt shume te rendesishem per zhvillimin e turizmit ne vendin tone, Kryeministri Berisha pergezoi grupin nga Dubai dhe i garantoi ata se strukturat qeveritare do te mbeshtesin ndertimin e ketij projekti. Ne kete menyre, Kryeministri Berisha u siguroi investitoreve te grupit OMNIX nga Dubai dhe Katari te gjitha lehtesite e nevojshme, ne menyre qe projekti i tyre te ndertohej brenda kohes se parashikuar ne projektin fillestar.
Impianti
Kompania gjermane APENSA. AG, e kryesuar nga Fritz Schaff, prezantoi dje projektin per ndertimin e nje impianti te nxjerrjes, perpunimit dhe ambalazhimit te ujit te pijshem per konsum vendi dhe eksport, si dhe te nje porti kontenieresh ne zonen e Bunecit, investime te cilat arrijne vleren 400 milione eurove. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i njohu investitoret me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per zhvillimin e metejshem ekonomik te vendit, si dhe perpjekjet e vazhdueshme ne perkrahje te investimeve te huaja dhe nxitjes se tyre. Duke mbeshtetur keto projekte, Kryeministri Berisha i garantoi investitoret gjermane se institucionet perkatese do te mbeshtesin investimet e tyre, duke u sherbyer ne kohe dhe me cilesi.
Fatjona Mejdini