E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Hapja e dosjeve te “spiuneve” sipas variantit tone fillestar

Grupi parlamentar i Partise Demokratike do te mbeshtese vetem draftin fillestar qe kjo parti ka depozituar ne Kuvend per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ne kete menyre, bie automatikisht poshte edhe drafti i pergatitur nga deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj dhe ai qe po pergatitet nga nje grup deputetesh demokrate, te drejtuar nga deputeti i PD-se, Fatos Hoxha. Ne mbledhjen e djeshme me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, Kryeministri Berisha ka theksuar se demokratet duhet te paraqiten ne Komision parlamentar te Ligjeve me draftin e dorezuar ne Kuvend rreth dy vjet me pare, por normalisht mbi ate do te behen edhe disa amendime te reja. Nisur nga nevoja per rifreskimin e kesaj nisme, kreu i qeverise Berisha, njekohesisht lideri i PD-se ka theksuar se diten e sotme Grupi parlamentar demokrat duhet te mblidhet ne nje seance speciale, ne menyre qe te shqyrtoje edhe amendimet qe priten t’i behen edhe nismes fillestare te Partise Demokratike per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ne keto kushte, deputeteve te PD-se, Aleksander Biberaj dhe Fatos Hoxha, iu mbetet vetem te ofrojne draftet e tyre per te amenduar draftin fillestar te PD-se, pasi mundesia qe keto drafte te mbeshteten ne menyre te plote nga Grupi parlamentar i PD-se tani nuk ekziston me. Vete deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj, gjate prezantimit te draftit te tij per mediet ka theksuar se ky draft ka perfshire ne vetvete te tre draftet e paraqitura ne Kuvend nga ana e PD, PS dhe PDK. Sipas Biberaj, ajo cfare ka synuar ky draft ka qene edhe marrja e praktikave me te mira te vendeve ish-komuniste ne lidhje me proceduren e hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Nga ana e tij, deputeti i PD-se, Fatos Hoxha, ka theksuar per draftin e tij se ai eshte nje shtese dhe vazhdimesi e draftit fillestar te Partise Demokratike. Por, sipas Hoxhes, ne draftin e tij theksohet edhe rendesia per hapjen e dosjeve edhe te vete atyre personave, te cilet i kishin detyruar ish-bashkepunetoret te beheshin pjese e sherbimeve sekrete. Por tashme eshte e sigurt se asnje nga keto drafte nuk mund te qendroj si nje me vete, por materialet e tyre do te jene furnizuesit kryesore per rifreskimin e draftit fillestar te PD-se per hapjen e dosjeve, draft rreth te cilit pritet te mblidhen te gjithe deputetet e Grupit parlamentar te Partise Demokratike. Kryeministri Berisha ne menyre te vazhdueshme ka theksuar se hapja e dosjeve eshte nje detyrim per politiken, duke shtuar edhe faktin se hapja e dosjeve eshte nje kerkese e perseritur e organizmave nderkombetare edhe per integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Nga ana e saj, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli pak dite me pare i ka bere thirrje Komisionit te Ligjeve qe te nis menjehere punen per miratimin e nje nisme ligjore, e cila do t’i hape rruge edhe hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›