Berisha: Hapja e dosjeve jo per te gjithe
Kryeministri Sali Berisha, njekohesisht kreu i Partise Demokratike, theksoi dje se duhej pasur kujdes me kategorite, te cilat do t’i nenshtroheshin hapjes se dosjeve. Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, Berisha ka theksuar se hapja e dosjeve do te behet vetem per ate kategori, e cila gezon pushtet dhe te drejten e vendimmarrjes. Sipas Berishes, komisioni duhej te ishte i kujdesshem qe te mos lejonte hapjen e dosjeve per qytetaret e thjeshte dhe shtresat e tjera shoqerore, te cilat nuk ishin te lidhura ne menyre te drejtperdrejte me pushtetin. Kreu i qeverise theksoi perpara deputeteve se ne radhe te pare duhej te mbahej parasysh fakti se hapja e dosjeve nuk mund te perdorej per te nxitur hakmarrjen politike dhe po keshtu per te nxitur konfliktin social, qe mund te lindte mes qytetareve ne lidhje me hapjen e tyre. Sipas Berishes, duhej te miratoj nje nisme, e cila ne menyre te qarte nuk krijonte konflikte mes qytetareve, duke mos qene radikale ne lidhje me perfshirjen e shume kategorive ne berjen e transparences se dosjeve. Kete qendrim te tij, Kryeministri Berisha e argumentoi edhe me koston e madhe financiare qe mund t’i vinte buxhetit nga nje skeme e madhe e bere per verifikimin e pastertise se figurave. Shqiperia eshte nje nga vendet e fundit ne rajon dhe ne Evrope, e cila nuk ka arritur ende te bej transparence per sa i perket hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Vendet e fundit, te cilat nuk e kane kryer kete proces, jane Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Ndersa vendet e tjera ish-komuniste prej vitesh kane bere pastrimin e figurave politike, nepermjet transparences se hapjes se dosjeve te tyre.
F.Mejdini
F.Mejdini