E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Nisma jone dhe ajo e Biberaj, me te mirat

Demokristianet dalin kunder Partise Demokratike dhe per ceshtjen e hapjes se dosjeve te bashkepunetoreve te ish-Sigurimit te Shtetit. Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka, tha dje se dy nismat, si te PD dhe PS, kane mangesi te medha. “Ne kemi bashkepunuar me Biberajn dhe drafti i tij ne teresi reflekton dhe mendimet tona. Ka pika qe duhen pare, sidomos ngritja e autoritetit qe kryen hapjen e dosjeve”, tha Ndoka, duke vleresuar nismen personale te Biberaj, jo ate te PD-se. Sipas tij, PDK nuk kerkon qe hapja e dosjeve te kthehet ne gjueti shtrigash per interesa elektorale, por te jete nje proces serioz, ligjor, transparent dhe te sjelle pastrimin e ndergjegjes shteterore e politike, pajtimin kombetar. “Nisma jone per hapjen e dosjeve nuk perben shkelje te te drejtave te njeriut. Denimi i krimeve te komunizmit dhe perjashtimi i bashkepunetoreve te sigurimit nga jeta politike dhe postet e larta zyrtare nuk ka perse te konsiderohet si shkelje e te drejtave dhe lirive te njeriut, per arsye se kemi te bejme me nje kufizim qe behet me qellim mbrojtjen e interesave te publikut”, vijoi Ndoka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›