Leskaj: Hapja e dosjeve per “spiunet”, s’ka projektligj ne Kuvend
Partia Socialiste nuk do te behet pjese e lojes se projektuar nga mazhoranca sa i takon hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Nje vendim i tille u mor dje nga Grupi parlamentar i PS-se, i cili gjate mbledhjes se radhes kishte pjese te diskutimeve kishte dhe kete ceshtje. Kryetarja e ligjvenesve socialiste, Valentina Leskaj, gjate nje prononcimi per medirt, sqaroi lidhur me qendrimin e ketij grupi parlamentar ndaj ketij debati. “Besoj se eshte e qarte per secilin, se momenti qe eshte zgjedhur nga mazhoranca, eshte zgjedhur jo rastesisht. Kjo mazhorance, e cila e ka mbajtur per 3 vjet ne sirtar, e sjell per ta bere ne dyjaveshin e fundit, perpara mbylljes se sesionit, cka tregon qe nuk eshte serioze, por tregon edhe motivet e sjelljes me urgjence te kesaj nisme, qe jane motive qe lidhen me ceshtjen e Gerdecit, pra per te spostuar vemendjen nga tragjedia”, u shpreh Leskaj, lidhur me kete ceshtje. Sipas saj, qendrimi i PD-se mbi kete -debat ka te beje me spostimin e vemendjes nga ceshtjet e varferise, qe cdo dite e me shume po rritet, dhe natyrisht, eshte edhe pjese e luftes se brendshme apo klaneve brenda PD. Njekohesisht, kryetarja e Grupit kuvendor socialist i cilesoi si inekzistente projektligjet e depozituara me pare ne Kuvend lidhur me dosjet per ish-bashkepunetoret e sigurimit. Per kete arsye, Leskaj vuri ne dukje se “nuk eshte ceshtje e terheqjes se ligjeve apo projekteve nga PS, por per hir te se vertetes, ato 3 ligje nuk ekzistojne me, per shkak se ne kuptimin e procedures se parlamentit, ato projektligje jane depozituar nje vit perpara, dhe natyrisht ka afate kohore. Por kjo nuk eshte arsyeja themelore, ajo ka te beje me te berit e nje procesi qe mbeshtetet ne te gjitha instrumentet nderkombetare, qe parlamenti shqiptar i ka ratifikuar. Ato tre nisma, pothuajse nuk jane me per sa i perket procedures”. Madje, burime prane Grupit parlamentar socialist bene me dije se asnje nga ligjvenesit e ketij grupi duhet te eliminojne ne maksimum deklaratat e tyre mbi kete ceshtje, duke mos u bere pjese e skenareve te ideuar nga PD. Gjithashtu, lidhur me qendrimin e PS-se mbi hapjen e dosjeve, Leskaj nenvizoi se “ne jemi per nje proces i cili mbeshtetet ne instrumentet nderkombetar, ne te drejtat e njeriut, dhe kryesisht ne konventen e Keshillit te Evropes, qe i referohet edhe kesaj ceshtjeje, si dhe ne Kushtetuten e Shqiperise dhe Rregulloren e parlamentit. Ne jemi per nje proces qe mbeshtetet ne instrumentet nderkombetare dhe ne legjislacionin shqiptar”. Pra, per sa kohe kemi nje atmosfere te tille, socialistet do te kontestojne diskutimet dhe debatet, sa i takon kesaj ceshtjeje. O.Xhilaga