E Diel, 1 Nëntor 2026

59-vjecari i njohur nga policia italiane qe ne vitin 1998

Dosja

Prudentino 59-vjecar njihej si kontaktues i organizates mafioze Sacra Corona Unita dhe shef i kontrollit te aktivitetit te kesaj organizate ne Shqiperi. I njohur nga policia italiane qe prej vitit 1998 ai nuk ishte kapur me pare. Ne vitin 1999 pas goditjes se kesaj organizate ai ishte larguar ne Greqi ku ishte arrestuar per here te pare por nuk u realizua ekstradimi i tij per arsye se nuk kishte prova per implikim ne mafie. Ne vitin 2001 ai u largohet forcave te policise ne Patra dhe pas nje ndjekje disaoreshe policia helene arriti ta vendose ne pranga. Ai u dyshua per vrasje dhe per vendosje bombe ne Greqi por ato akuza nuk u vertetuan. Keshtu me 21 qershor te vitit 2002 Gjykata e Athines e liroi nga akuza per vrasjen e biznesmenit grek Yiannis Yiatrakos dhe nga akuzat per dy vendosje bombash ne vitin 2000 po ne Greqi. Sidoqofte Prudentino ne ate kohe 51 vjec u denua me 16 muaj burg vetem per mbajtje dokumentesh false. Ai u arrestua afer Patras ne janar te vitit 2001 nje muaj pasi ishte arrestuar Francesco Prudentino 53 vjec po per te njejtat akuza. Ky i fundit ishte denuar me 6 vjet burg ne Rome nje jave para se te denohej Albino dhe te dy dyshoheshin qe ne ate kohe per lidhje me Sacra Corona Unita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›