E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-së Rama takohet me aleatët

Kreu i PS-së Edi Rama ka thirrur sot në një takim aleatët e majtë për të diskutuar mbi situatën politike në vend si dhe për qëndrimin politik të opozitës gjatë muajit në vijim.
 

Takimi i cili është i pari për vitin 2012 po zhvillohet pranë selisë së PS-së ndërsa deri më tani në takim kanë mbërritur kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PLD-së Spartak Ngjela, kreu i PSV91 Petro Koçi, kreu i PDK-së Nard Ndoka, sekretari i koalicionit Ndre Legisi si dhe politikani Preç Zogaj ndërsa mungon kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule.

Ndërkohë pritet që një tjetër temë e diskutimit të jetë edhe ndryshimet në reformën zgjedhore. Edhe pse është krijuar një komision parlamentar për reformën zgjedhore deri më tani janë shqyrtuar vetëm çështjet teknike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›